U eliminua nga Europa, Tirana e nis të mërkurën punën për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 18:07

U eliminua nga Europa, Tirana e nis të mërkurën punën për Superioren

Tirana do të nisë ditën e mërkurë stërvitjen. Trajneri Bledi Shkëmbi, skuadrën e ka lënë pushim absolut për pesë ditë.

tirana

Më pas, ekipi do të rinisë punën për sezonin e ri futbollistik. Pritet të shihet nëse përgatitja do të vazhdojë në kryeqytet apo do të spostohet diku tjetër.

Kujtojmë që kampionati këtë sezon nis që më 18 gusht, ndërsa bardheblutë luajnë sfidën e parë në transfertë kundër Laçit. Sezonin e shkuar Tirana doli e pesta në Superiore, duke mos u kualifikuar dot në “Final 4”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"