U huazua pa lënë gjurmë te Partizani, klubi italian prish kontratën më mesfushorin e Shpresave
Dean Liço është përsëri një lojtar i lirë. Mesfushori i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Partizanit në Kategorinë Superiore, ka nisur kërkimin për një skuadër të re, pasi edhe klubi që zotëronte kartonin e tij, Askoli, ka vendosur të ndërpresë kontratën me futbollistin.
Klubi i Serisë B nuk kishte hapësira për Liçon dhe vendosi ta huazonte te të kuqtë. Por me trajnerin Daja ai thuajse nuk u bë asnjëherë protagonist në fushë, teksa kishte edhe përplasje me teknikun jashtë saj, ndërsa nën drejtimin e Mehmetit luajti në pak ndeshje pa u treguar vendimtar siç pritej.
Kështu, në fund të sezonit të kuqtë i dhanë lamtumirën duke mos rinovuar huazimin dhe klubi i Askolit, ka vendosur gjithashtu që të mos mbajë futbollistin i cili është grumbulluar së fundmi edhe me përfaqësuesen Shpresa. duke zyrtarizuar ndarjen me të. Ndaj tani ai pritet të nisë kërkimin për një skuadër të re, me kthimin në Superiore që duket një opsion i mundshëm për mesfushorin korçar, emri i të cilit ka qarkulluar në skuadra të ndryshme.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"