U largua nga Luftëtari, Ergis Mersini zyrtarizohet te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2017 | 13:38

U largua nga Luftëtari, Ergis Mersini zyrtarizohet te Flamurtari

Nga Gjirokastra në Vlorë. Pas largimit nga Luftëtari, Ergis Mersini ka gjetur menjëherë një shtëpi të re.

Mbrojtësi 28-vjeçar është zyrtarizuar sot si përforcimi i radhës te Flamurtari.

Mersini Flamurtari

Klubi vlonjat e ka bërë të ditur lajmin me një postim të shkurtër në profilin zyrtar në “Facebook”. “Zyrtare! Mbrojtësi Ergis Mersini është zyrtarisht përforcimi i radhës i Flamurtarit. Mirë se vjen në familjen e madhe kuq e zi të Flamurtari Football Club”, shkruhet në njoftimin e klubit bregdetar.

Ish-kapiteni gjirokastrit javën e shkuar i dha fund me marrëveshje bashkëpunimit me klubin e vendlindjes, me të cilin luante që nga viti 2014.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"