U transferua te Koniaspori, largimi i Melih Ibrahimoglu peshon shumë te Egnatia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 12:01

U transferua te Koniaspori, largimi i Melih Ibrahimoglu peshon shumë te Egnatia

Eliminimi dramatik në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve u përjetua me zhgënjim të madh tek Egnatia, që fitoi 2-1 në kohën e rregullt, por penalltitë e nxorën jashtë.ibraPërveç eliminimit, mërzia ishte e dyfishtë, sepse Egnatia ka humbur edhe një futbollist mjaft cilësor, si Melih Ibrahimoglu. Turku ishte më i miri në fushë në “Elbasan Arena”, ku shënoi edhe golin e parë për rrogozhinasit. Mesfushori me tipare sulmuese është shitur në Turqi, te Koniaspori, ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Ibrahimoglu ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me klubin turk, që insistoi për ta marrë nga Egnatia.

Klubi rrogozhinas fiton financiarisht, por në anën tjetër humb një element, zëvendësimi i të cilit do të jetë shumë i vështirë. Në fundin e sezonit të kaluar turku ishte në formë optimale dhe shënoi gola shumë të rëndësishëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në fitimin e titullit të parë në histori nga rrogozhinasit. Edhe kundër Borac Banja Lukës ai ishte nga më të mirët në fushë, prandaj dhe largimi i këtij futbollisti e ka prishur jo pak humorin në kampin rrogozhinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"