U zyrtarizua nga klubi i ri, më pas u fshi postimi/ Sulmuesi i Laçit bën “lëmsh” merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2024 | 21:17

U zyrtarizua nga klubi i ri, më pas u fshi postimi/ Sulmuesi i Laçit bën “lëmsh” merkaton

Ronald Sobouale bën lëmsh futbollin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sulmuesi ikën nga Laçi dhe kthehet menjëherë, ndërsa fut në siklet dy klubet shqiptare. Lojtari prezantohet te Prishtina ditën e enjte, por më pas gjërat kanë ndryshuar.

lulaj sobouejll

Rekordmenët e futbollit dardan zgjodhën të postonin një kolazh me golat e 27-vjeçarit me Laçin dhe jo vetëm. Sulmuesi i lindur në Londër arriti të shënonte 9 gola një edicion më parë me Laçin në Superiore. Sulmuesi u huazua te Malisheva për Kupat e Europës, ku luajti në të dyja ndeshjet, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës, ndërsa teorikisht duhet të kthehej te Laçi.

Pas aventurës së shkurtër tek ish-ekipi i tij Malisheva, sulmuesi u zyrtarizua nga Prishtina. Gjithsesi, për pak, pasi pas një kohe të shkurtër bardhekaltrit kryeqytetas fshinë postimin nga faqja zyrtare e tyre. Më pas zbulohet se Sobouale është nën kontratë me kurbinasit dhe nuk mund të firmosë me ndonjë skuadër tjetër.

Kampionatin e shkuar, bardhezinjtë njoftuan nënshkrimin për 2 dy sezone me lojtarin me origjinë nigeriane që ishte shënuesi i katërt më i mirë i kampionatit shqiptar në sezonin e fundit, si dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm tek ekipi i Armando Cungut. Te Prishtina reaguan duke fshirë postimin jo shumë momente, pasi kishin njoftuar tifozët për afrimin e qendërsulmuesit. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"