U17/ Lojë e dobët, kuqezinjtë munden nga Austria
Shqipëria U-17 është mundur nga bashkëmoshatarët austriakë me rezultatin 2-0. Një ndeshje e vlefshme për “Turneo della Nazioni”, (Turneu i Kombeve). Në një ndeshje ku skuadra e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç është futur në fushë me një formacion mbrojtës dhe për të tentuar qoftë edhe një barazim, vendësit kanë arritur të marrin fitoren e dytë.
Në ditën e parë të turneut, Austria vendëse ka mundur Brazilin me rezultatin minimal 1-0, ndërkohë që ditën e djeshme kanë arritur të mundin skuadrën shqiptare. Në këtë mënyrë, Shqipëria e Mustedanagiç ka shanse minimale për të arritur në finalen e këtij turneu. Shqipëria arriti të barazojë pa gola në ndeshjen e parë të turneut me përfaqësuesen meksikane, që është një skuadër që lufton për fitimin e titujve botërorë.
Kristof Baumgardner në minutën e 14-të dhe Filip Rigler në të 42- të u kanë dhënë fitoren vendësve me dy golat e shënuar. Sot, të besuarit e Xhemal Mustedanagiç do të kenë përballë bashkëmoshatarët e tyre brazilianë, që janë pjesë e këtij turneu miqësor. Skuadra shqiptare është futur në fushë me një rreshtim 5-4-1 dhe diçka e tillë i ka vënë në vështirë- si lojtarët austriakë për të gjetur hapësira dhe për të depërtuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"