U17, Shqipëria barazon me Meksikën në turneun prestigjioz europian
SHQIPËRI-MEKSIKË 0-0
GOLA: S’ka
SHQIPËRIA: Brace; Kastrati, Mara, Poçi, Tocka, Biraku, Qerosi, Kullaj, Çela, Sinani, Kumbulla. Trajner: Xh.Mustedanagiç (u aktivizuan: Demaj, Abara, Gjerko, Xhafaj, Ndoj, Lalaj, Ymeraj, Duka, Brisha)
MEKSIKA: V.Andre; V.Adrian, M.Sebastian, Perez M.Antonio, Ruiz M.Antonio, J.Alberto, S.Eduardo, T.Misael, R.Hugo, O.Haret, M.Jaziel Trajner: Marko Ruiz
GJYQTAR: Arno Ueichsler
Ditën e djeshme, Shqipëria U-17 ka barazuar 0-0 me përfaqësuesen e Meksikës. Në “Torneo Della Nazioni” (Turneu i Kombeve), një nga më të rëndësishmit në Europë, kuqezinjtë e vegjël e kanë nisur mbarë. Barazim pa gola ndaj një përfaqësueseje që lufton për tituj botërorë, është diçka pozitive për të besuarit e Mustedanagiç. Aq më tepër kur në pjesën e parë kuqezinjtë kanë pasur edhe një rast të pastër për shënim. Shefi i zyrës së talenteve në FSHF, Redi Jupi, për “Panorama Sport” tregon nga Austria për këtë takim. “Luanim përballë një ekipi që ishte favorit dhe që gjatë ndeshjes e mbajti më shumë topin në zotërim sesa ne. Megjithatë, Meksika nuk krijoi asnjë rast të pastër shënimi. Ne po, e kishim një të tillë në pjesën e parë. Në repartin mbrojtës vepruam mjaft mirë dhe mund t’ju them se kemi një ekip të fortë, çka e treguam edhe përballë Meksikës sot (dje)”, deklaroi Redi Jupi. “Sigurisht që një turne i tillë prestigjioz dhe aq më tepër me ekipe që kanë potenciale, na bën mirë dhe ne arrijmë që të testojmë më së miri forcat tona. Me paraqitjen e parë pozitive që treguam, mund të them që me këtë grupmoshë jemi në rrugë të mbarë”, përfundoi fjalën e tij Redi Jupi. Ky turne ka filluar ditën e djeshme dhe do të zgjasë deri më 1 maj. Një turne ku të katërta skuadrat do të përballen mes tyre gjatë këtyre ditëve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"