Udhëtim me stres dhe lodhje, Partizani kthehet një ditë pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2024 | 9:40

Udhëtim me stres dhe lodhje, Partizani kthehet një ditë pas ndeshjes

Ndeshja u luajt të enjten, por Partizanit i është dashur të kthehet në vendin tonë një ditë më pas, pranë mesnatës së djeshme. Ekipi i kuq pas humbjes me Iberian me shifrat 2-0 ka udhëtuar drejt hotelit, ku ka kaluar natën.

PARTIZANI

Rreth orës 16:00 të kuqtë janë nisur në aeroportin e Tbilisit drejt Stambollit, ku kanë ndaluar për disa orë, për të udhëtuar më pas drejt Rinasit. Në orët e vona të darkës skuadra është shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre.

Axhenda mbetet ende e paqartë, por shanset janë që ekipi të kthehet të shtunën në stërvitje, pasi udhëtimi dhe mbërritja në orët e vona kërkon një pushim relativisht të gjatë. Fakti që këtë herë ekipi ka udhëtuar me linja normale, duke përfshirë edhe një transit në Stamboll, e ka bërë kthimin mjaft të lodhshëm dhe stresues.

Ndeshja e radhës luhet të enjten e ardhshme më 1 gusht në orën 20:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Deri atëherë trajnerit Shehi do t’i duhet të punojë fort me skuadrën në aspektin psikologjik dhe fizik. Përgatitjet do të vijojnë në stadiumin “Arena e Demave”, teksa një ditë para ndeshjes skuadra pritet të grumbullohet në Elbasan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"