UEFA cakton Eldorian Hamitin në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, i besohet dueli i ethshëm mes dy skuadrave me pretendime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2024 | 17:03

UEFA cakton Eldorian Hamitin në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, i besohet dueli i ethshëm mes dy skuadrave me pretendime

UEFA ka vendosur t’i besojë gjyqtarit shqiptar Eldorian Hamiti një ndeshje në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Gjyqtari i Superiores është caktuar që në javën e ardhshme të drejtojë ndeshjen e parë mes bullgarëve të Ludogorets dhe bjellorusëve të Dinamo Minsk.

Hamiti-750x375-1

Kjo pritet të jetë një ndeshje shumë delikate, pasi të dy ekipet kanë pretendime për të vazhduar më tej në këtë turne të rëndësishëm për ta. Asistentët e Hamitit për ndeshjen në fjalë do të jenë Ilir Tartaraj dhe Emigers Gancci, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Erjon Bastari.

Mbetet të mësohen se cilët do të jenë asistentët në VAR të gjyqtarit shqiptar, pasi ndeshjet e Ligës së Kampioneve luhen të gjitha më ndihmën e teknologjisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"