UEFA zgjedh formacionin ideal të Euro 2024, tërbohen tifozët: Po ky çfarë do këtu? Shkarkojini nga puna ekspertët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 22:12

UEFA zgjedh formacionin ideal të Euro 2024, tërbohen tifozët: Po ky çfarë do këtu? Shkarkojini nga puna ekspertët

UEFA ka bërë publik sot atë që ekspertë te saj teknik mbi turneun, e kanë cilësuar si formacionin ideal të Euro 2024. Një formacion ku sigurisht kishte një dominim nga pjesëtarët e Spanjës që u shpall kampione, por edhe me disa surpriza që kanë lënë gojëhapur tifozët dhe kanë sjellë revoltë në rrjetet sociale.

uilliams jamal

Polemika e parë ka të bëjë me portën, ku UEFA kishte zgjedhur Menja, edhe pse për shumëkënd ishte Mamardashvili portieri më i mirë, ose edhe Pikford që bëri pritje vendimtare gjatë gjithë turneut për Anglinë.

Në mbrojtje, Saliba dhe Akanzhi janë në qendër, me Kukurejën majtas dhe me Uoker djathtas, Pikërisht zgjedhja e këtij të fundit në formacion ka lënë të çuditur shumëkënd, pasi mbrojtësi i djathtë anglez ishte nën rendimentin e tij në këtë turne, si dhe cilësohet fajtor te të dy golat që pësoi Anglia në finalen ndaj Spanjës.

Kjo bëri që rrjetet sociale të UEFA-s pas publikimit të lajmit të mbusheshin me komente të tifozëve kundër këtij vendimi për Uoker duke filluar nga “Çfarë do ky këtu?” për të vazhduar me kërkesat për shkarkim të “ekspertëve” që kishin bërë një zgjedhje të tillë.


Sa i përket mesfushës dhe sulmit, ajo është tërësisht spanjolle me Fabian Ruiz, Rodri, Dani Olmo, Niko Uilliams dhe Lamin Jamal, Ndërkohë, në qendër të sulmit është vendosur gjermani Musiala.

Komisioni i UEFA-s përbëhet nga Fabio Kapelo, Ioan Lupesku, Majkëll O’Nill, David Mojes, Aljosha Asanoviç, Rafael Benítez, Avram Grant, Peki Boner, Frank de Bur, Ole Gunar Solskjaer, Aitor Karanka, Zhan-Fransua Domerzh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"