Unai Simon studion penalltitë e Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 15:42

Unai Simon studion penalltitë e Francës

Unai Simon është pa diskutim një nga pikat e forta të Spanjës në këtë Europian.

244948

Në prag të ndeshjes kundër Francës, portieri i Spanjës është “zhytur” me kokë në studime! Sipas mediave spanjolle, prej ditësh, trajneri i “La Roja”-s ka nisur të studiojë të gjithë lojtarët e Francës që mund të jetë dhe gjuajtësit e penalltive.

Me shumë gjasa edhe te Spanja kanë nisur të mendojnë se kundër Francës mund të mos mjaftojnë vetëm 90 minutat apo 120 minutat, por se takimi mund të vendoset nga lotaria e penalltive. Për këtë arsye, te Spanja nuk duan të gjenden të papërgatitur dhe Unai Simon ka qenë i pari që ka nisur studimin e gjuajtësve të Francës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"