Urrejtja mes Juventusit dhe Fiorentinës nuk ka fund, bardhezinjtë urojnë menjëherë Uest Hemin
Flitet shumë për rivalitetin që Juventusi ka me klube të veçanta si Torino, Interi apo së fundmi edhe Napoli. Por prej vitesh në Itali ekziston një marrëdhënie “armiqësore” e bardhezinjve me Fiorentinën, që është shtuar vit pas viti teksa bardhezinjtë marrin shpesh futbollistët më të mirë nga radhët e kësaj skuadre.
Thumbimet, fyerjet dhe parullat e tifozerive ndaj njëra-tjetrës reflektohen shpesh edhe nga drejtuesit, me presidentin e Fiorentinës, Roko Komiso, i cili nuk ka shmangur kurrë deklaratat polemizuese ndaj skuadrës torineze. Dhe sot, Juventusi është hakmarrë në mënyrën e vet duke ndezur edhe më shumë polemikat..
Menjëherë pas përfundimit të finales së Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Uest Hem, të fituar me shifrat 2-1 nga anglezët, klubi italian përshëndeti menjëherë fituesit e duelit.
“Urime Uest Hemit për fitoren e këtij edicioni në Ligën e Konferencës”, shkruhej në adresën zyrtare të Juventusit në Twitter. Një urim për fituesin e turneut në të cilin do të marrin pjesë vetë bardhezinjtë në edicionin e ardhshëm, pasi kanë mbyllur kampionatin në vendin e 7.
Congratulations to @WestHam for winning this season’s Conference League ?
— JuventusFC ???? (@juventusfcen) June 7, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"