Uzuni bën gati “shampanjën”, La Liga tashmë është vetëm… 1 pikë larg
Myrto Uzuni ka bërë gati “shampanjën” për të festuar rikthimin në La Liga. Skuadra e Granadës arriti të triumfonte ditën e sotme me rezultatin 1-3 kundër Mirandes, teksa kur ka mbetur edhe 1 ndeshje nga fundi i kampionatit, skuadra e sulmuesit shqiptarë do të duhet të presë që suksesi të vuloset edhe matematikisht.
Në ndeshjen e fundit të kampionatit pret në shtëpi Leganes që ndodhet në vendin e 14 në kampionat dhe pa asnjë objektiv. Granadas i mjafton edhe barazimin në këtë takim për të kaluar në La Liga.
Do të duhet një kombinim i çmendur që Uzuni të mbetet jashtë La Ligës për sezonin e ardhshëm. Si fillim Granada duhet të humbasë ndaj Leganes, ndërsa Alavesh të mposhtë në transfertë Las Palmasin e vendit të dytë, si dhe Levante të triumfojë ndaj Real Oviedos. Vetëm ky kombinim e zbret në vend të tretë Granadën në javën e fundit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"