Van Dajk “fik zjarrin”: Kemi gabuar, por Holanda do të reagojë kundër Rumanisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2024 | 15:31

Van Dajk “fik zjarrin”: Kemi gabuar, por Holanda do të reagojë kundër Rumanisë

Virxhil Van Dajk ka dalë përpara gazetarëve ditën e djeshme duke prekur disa tema të rëndësishme për kombëtaren e Holandës. Kapiteni fillimisht u ndal tek kritikat e shumta që ka marrë klubi sidomos pas humbjes me Austrinë duke thënë se duhet të korrigjohen sa më shpejt për duelin e radhës.

van dajk

“Është folur shumë për këtë temë. Fjalët kanë qenë të ashpra, por edhe të nevojshme. Kemi diskutuar edhe me njëritjetrin, por nuk do t’i tregojmë të gjitha. Ato mbeten në dhomat e zhveshjes. Kemi analizuar gjithçka dhe kemi parë se ku mund të përmirësohemi. Patëm një ditë të lirë dhe mendoj se edhe kjo na ka ndihmuar. Tani është koha për të treguar Holandën e vërtetë”.

KRITIKAT- “Unë i kuptoj plotësisht kritikat, sidomos pas ndeshjes së fundit. Jam duke punuar për këtë gjë në mënyrë që të përmirësohem. Di që gjërat mund të jenë dhe duhet të jenë më mirë. Kjo është baza për t’u përmirësuar. Nuk mendoj se kam bërë ndeshje të mirë as unë. Janë gjërat që ndodhin, por në fakt nuk duhet të ndodhë shpesh. Por gjatë këtij sezoni kam bërë ndeshje të mira për fatin im”.

PËRGJEGJËSI– “Është e rëndësishme për mua që të gjithë ta kuptojnë. Unë marr përgjegjësitë e mia dhe të tregoj me shembull se si dilet nga kjo situatë e vështirë. Ky është vetëm fillimi. Gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet për të gjithë skuadrën herën e kaluar, por këtu kam dalë vetë për të marrë përgjegjësitë e mia. Le të bëjmë të gjithë një ndeshje të mirë dhe të shkëlqyer ditën e martë kundër Rumanisë”.

VERMAN- “Më duket se është sulmuar padrejtësisht. Nuk mundet ta përcaktojnë komentet nëse Verman duhet të luajë apo jo me kombëtaren. Të gjithë kemi momente të mira dhe të këqija. Sigurisht që ai nuk luajti mirë, por një ndeshje nuk përcakton një lojtar për të gjithë karrierën e tij. Ka pasur shumë diskutime edhe për të. Di të them se ai po punon shumë dhe fokusi i tij është te Rumania. Ai sigurisht që nuk kishte në plan të kthente topin keq dhe t’i falte golin kundërshtarit. Por kjo në futboll ndodh ndonjëherë, duhet të përballesh edhe me pasojat dhe të reagosh”.

KALENDARI- “Nuk mund të mendojmë pozitivisht vetëm për faktin që kemi 2 ditë pushim më shumë. Në pozitën që kemi tani duhet që këtë kohë ta shfrytëzojmë për të analizuar kundërshtarin, të punojmë shumë dhe të tregojmë të gjithë energjinë tonë. Kam besim që do të bëjmë shumë mirë këtë herë”.

GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"