Van Dajk: Prodhuam futboll spektakolar kundër Rumanisë, Holanda shkon deri në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 16:59

Van Dajk: Prodhuam futboll spektakolar kundër Rumanisë, Holanda shkon deri në fund

Kapiteni i Holandës, Virxhil Van Dajk tregon të gjithë krenarinë për fitoren që ekipi arriti dhe mbi të gjitha për reagimin që pati pas një jave me vështirësi.bgf

“Ne jemi krenarë për ndeshjen dhe për atë që treguam në fushë pas një jave delikate. Tani duhet të vazhdojmë kështu dhe të themi fjalën tonë në këtë Europian. Ishim një ekip agresiv dhe çdo lojtar i fitoi duelet e tij. Luftuam për topat e parë dhe për topat e dytë. Bëmë futboll spektakolar dhe shpresoj që tifozët tanë të jenë kënaqur. E dimë forcën e skuadrës tonë, thjesht në futboll ka edhe ditë ku gjërat nuk shkojnë ashtu siç të gjithë do të donin. Por tani duhet që të punojmë sepse ndeshjet do të jenë gjithmonë e më të vështira. Ne kemi besim dhe do të provojmë që të rikthejmë lavdinë e kësaj skuadre”, ka thënë Van Dajk pas fitores me Rumaninë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"