Vazhdojnë largimet nga Teuta, zyrtarizohet edhe i titullarit të sulmit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2021 | 23:41

Vazhdojnë largimet nga Teuta, zyrtarizohet edhe i titullarit të sulmit

Klubi i Teutës vazhdon të bëjë ndryshime të mëdha këtë verë, me largime lojtarësh që nuk janë pjesë e planeve të durrsakëve. Sot, Teuta ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me një tjetër protagonist të titullit kampion, sulmuesin Blerim Krasniqi.

blerim krasniqi

I afruar në verën e kaluar, Krasniqi ishte titullar në sezonin e titullit, edhe pse nuk dha rendimentin që pritej prej tij para porte. Me afrimet e fundit në skuadër, trajneri Martini e la në stol atë për ndeshjet e Europës e duket se kjo ka shtyrë futbollistin që të kërkojë një sistemim të ri, duke parë se ka humbur vende në hierarkinë e skuadrës.

Teuta bëri të ditur me një njoftim se kishte ndërprerë marrëveshjen me sulmuesin në fjalë. “KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Blerim Krasniqi, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozerinë, stafin dhe ekipin. Faleminderit Blerim për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!”, shkruhej në postimin e klubit.

Pritet që Krasniqi të transferohet në Kosovë për të vazhduar karrierën, me klubin e Gjilanit që ka shfaqur interesim konkret dhe është më i avantazhuar për të siguruar firmën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"