Vazhdojnë lëvizjet te Teuta, largohet futbollisti më i paguar i durrsakëve
Një tjetër futbollist largohet nga radhët e Teutës në merkaton e janarit, duke vazhduar ndryshimet e mëdha që kanë pësuar durrsakët në një sezon ku po shfaqin vështirësi. Kampionët në fuqi, pasi i kanë dhënë lamtumirën Sherif Kallakun, i kanë dhënë lamtumirën edhe një tjetër sulmuesi.
Kevin Kubemba, sulmuesi 28-vjeçar nga Kongo, nuk është më pjesë e durrsakëve, pasi ka ndërprerë kontratën e tij me “djemtë e detit”. Kubemba ishte afruar me shumë bujë gjatë verës dhe klubi kishte pritshmërie të madhe ndaj tij, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në klub.
Por paraqitjet e lojtarit kanë qenë zhgënjyese pasi ai ka shënuar vetëm 2 gola në 13 ndeshje të luajtura me fanellën e kësaj skuadre. Kështu, palët kanë gjetur akordin dhe sot është ndërprerë me mirëkuptim marrëveshja mes tyre. Një largim të cilin në kampin durrsak do ta mbulojnë me afrimin e Hebajt, i cili iu bashkua kësaj skuadre në ditët e para të janarit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"