Vazhdon eksodi i kampionëve drejt Kosovës, portieri më i mirë i Superiores zyrtarizohet në klubin e ri
Pasi u largua nga Teuta, Stivi Frashëri është transferuar tek skuadra e Ballkanit në Superligën e Kosovës. Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi nga Suhareka me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook” ku i uron mirëseardhjen ish-portierit të durrsakëve. Gardiani 30-vjeçar i cili fitoi titullin kampion me Teutën sezonin e kaluar, më parë ka mbajtur veshur fanellat e Kukësit, Bylisit, Flamurtarit, Tiranës dhe Arisit të Selanikut. Gjatë sezonit të kaluar, Stivi Frashëri ishte një nga portierët më të mirë në dhe më të spikatur ku Kategorinë Superiore ku e mbajti portën e paprekur plot 22 herë.
NJOFTIMI I KLUBIT TË BALLKANIT –
“Mirë se vjen STIVI FRASHËRI?
Të dashur tifozë ??
✍? Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Stivi Frashëri është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani pas titullit kampion të fituar në Shqipëri dhe pas paraqitjeve shumë të mira në UEFA Conference League.
?? Frashëri ka qenë një nga futbollistët më të dalluar në Shqipëri, me skuadrën e Teutës, duke qenë vendimtar me pritjet e tij në titullin kampion të fituar. Te skuadra jonë, Frashëri gjen dhe shokun e tij të skuadrës, Rustem Hoxha duke krijuar një dyshe kampionësh.
? Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.
@stivifrasheri77
?? Na priftë e mbara Suharekë”
PANORAMASPORT.AL