Vazhdon eksodi te Kukësi, një tjetër lojtari i rëndësishëm konfirmon “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2024 | 20:49

Vazhdon eksodi te Kukësi, një tjetër lojtari i rëndësishëm konfirmon “divorcin”

Te Kukësi është periudhë largimesh dhe kjo vjen nga zbritja e skuadrës në Kategorinë e Parë. Fillimisht u mendua se drejtuesit do të bënin të pamundurën për të mbajtur boshtin e sezonit të kaluar, por mesa duket kjo pistë ka rënë shumë shpejt dhe Kukësi duhet ta nisë thuajse nga e para. 

Kukesi

Frenko Lamçe është i larguari i radhës. Lajmin e bën të ditur vetë mbrojtësi që zyrtarizon largimin me një postim në faqen e tij në “Facebook”. 

“Pas 1 viti e gjysmë me Kukësin është koha për të thënë mirupafshim. Që nga dita e parë dhashë gjithçka për shokët dhe skuadrën. Do të doja të falenderoja klubin dhe tifozët për mbështetjen. Iu uroj vazhdimësi të mirë në të ardhmen. Faleminderit!”- shkruan mbrojtësi. 

Lamçe ishte një nga lojtarët kryesor për verilindorët këtë sezon duke luajtur rregullisht në formacionin titullar. Polivalent dhe me eksperiencë, 25-vjeçari luajti në çdo pozicion të prapavijës, madje edhe në mesfushë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"