Vazhdon udhëtimi i çuditshëm i tifozëve të Partizanit, tani ngecin në… Katania

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 16:16

Vazhdon udhëtimi i çuditshëm i tifozëve të Partizanit, tani ngecin në… Katania

Nëse Partizani tashmë ka mbërritur në Gjeorgji, tifozët e kuq ende nuk kanë mbyllur transfertën malteze të ndeshjes me Marsaslokun.

partizani

Për katër ditë ata u endën në Maltë për shkak të anulimit të fluturimit drejt Katanias, që ishte transiti për këtë fluturim. Ama sfidat nuk kanë mbaruar. Pas mbërritjes ditën e djeshme në qytetin e Katanias në Itali, fluturimi u është shtyrë sërish dhe vetëm pasditen e sotme pritet të udhëtojnë përfundimisht drejt Tiranës.

Prej pesë ditësh tifozët janë bllokuar në dy qytete, çka përbën një skandal më vete dhe një zvarritje tërësisht të panevojshme për ta. Shkak i këtyre vonesave flitet të jetë problemi me sistemet kompjuterike të aeroporteve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"