Vendim i papritur, Bledar Devolli prezantohet si trajner në klubin e Kategorisë së Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 17, 2024 | 18:09

Vendim i papritur, Bledar Devolli prezantohet si trajner në klubin e Kategorisë së Dytë

Bledar Devolli bëri një gjysmë mrekullie në edicionin e kaluar, teksa çoi skuadrën e Kukësit deri në finalen e Kupës së Shqipërisë. Një arritje e madhe për klubin i cili mbylli tabelën e klasifikmit dhe i dha lamtumirën Superiores për këtë vit.

devolli

Pas mbylljes së bashkëpunimit me verilindorët, pritej që Devollit t’i jepej mundësia të punonte në një nga klubet e rëndësishme të futbollit shqiptar. Por për çudi, trajneri do të drejtojë këtë edicion një skuadër në Kategorinë e Dytë.

Ai është zyrtarizuar sot si trajneri i ri i Ilirisë së Fushë Krujës, e cila duket se ka ambicie që të ngjitet shpejt në Kategorinë e Parë ku ka qenë në edicionet e kaluara si dhe të tentojë edhe elitën nën drejtimin e teknikut të njohur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"