Vendimet e Disiplinës/ Shkelm kundërshtarit, dënim shembullor për lojtarin e Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 10:41

Vendimet e Disiplinës/ Shkelm kundërshtarit, dënim shembullor për lojtarin e Besëlidhjes

Kampionati Shqiptar nuk ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, ku të pranishme kanë qenë rastet e dhunës dhe të incidenteve gjatë ndeshjeve. Komisioni i Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit, ka marrë vendimet përfundimtare lidhur me incidentet që kanë shoqëruar këto javë të para të Kampionatit Shqiptar.

 

disiplina

Në listën me skuadrat dhe lojtarë që ishin në hetim nga Fedrata, bie në sy dënimi shembullor i lojtarit Bekim Erkoceviq me 5 ndeshje pezullim, për shkak të shkelmit të qëllimshëm që i dha kundërshtarit të tij.

1. KF “Teuta” paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

2. KF “Luftëtari” , paralajmërohet se në rast përsëritje të hedhjes së sendeve në fushën e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që përmban Kodi i Disiplines Sportive.

3. Lojtari i KF “Besëlidhja” Bekim Erkoceviq, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF “Vora”,Adnand Balliu” për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Zyrtari i KF “Besa”,Kastriot Rama, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF “Turbina”,për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende ne rrethimin e fushës dhe pëe ofendime në kor ndaj zyrtarëve të ndeshjes, por pa shkaktuar ndërprerjen e lojës, në bazë të nenit 66/3.a të KDS, dënohet me 1(një) ndeshje pa tifozw

7. KF ”Klosi”, për mos paraqitje në ndeshje e turit paraeleminator per Kupën e Shqipërisë me KF “Veleçiku”, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 si dhe nuk merr pjesë ne edicionin e ardhshëm të Kupës së Shqipërisë, bazuar në nenin 109/2.a); 109/2.c) të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe 55/2 të KDS.

8. KF “Luftëtari” U-19,për mos paraqitje në ndeshje KF “Elbasani” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, në bazë të nenit 55 të KDS.

9. Urdhërimin e ri luajtjes së ndeshjes midis “Akademia Tiranë” U-17 dhe “Akademia Kukësi” U-17 në bazë të nenit 87 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike.

10. Lojtari i KS“Luftëtari” U-17, Miftar Xhebra, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i SH.S “Pepa” U-17, Albi Gjolena, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"