Vendimi historik! LeBron Xhejms do të luajë në një skuadër me të birin në NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2024 | 9:30

Vendimi historik! LeBron Xhejms do të luajë në një skuadër me të birin në NBA

Klubi i LA Lejkërs në NBA ka marrë një vendim historik në natën e mbrëmshme, pasi ka përzgjedhur në draft në raundin e dytë Broni Xhejms, djalin e yllit LeBron Xhejms.

xhejms

Broni nuk ishte mes emrave më të spikatur në listën e këtij vitit, por LA Lejkërs kanë vendosur në këtë mënyrë që të plotësojnë dëshirën e madhe të yllit të tyre për të luajtur të paktën një vit përkrah birit, ndaj e përzgjodhën atë në numrin 55 të draftit në natën e të enjtes.

“Në historinë e NBA nuk ka pasur asnjëherë një dyshe ku babai dhe i biri kanë qenë në fushë bashkërisht dhe kjo duket si diçka që mund të jetë magjike”, tha menaxheri i LA Lejkërs, Rob Pelinka, pas përfundimit të ceremonisë duke lënë të kuptohet se zgjedhja nuk kishte qenë thjesht sportive. Në fakt, shifrat e Broni Xhejms në NCAA nuk kanë qenë të shkëlqyera, pasi ai ka regjistruar një mesatare prej 4,5 pikësh, 2,8 topash në tabelë dhe 2,1 asistesh për ndeshje.

Tani pritet që LeBron Xhejms të marrë vendimin për të qëndruar te kjo skuadër, pasi brenda kësaj jave duhet të konfirmojë nëse do të ekzekutojë apo jo klauzolën e rinovimit me një vit të marrëveshjes që ka me klubin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"