Vendimi i papritur i Alvaro Morata, refuzon milionat e sheikëve dhe kthimin në Itali: Nuk do të ndalem derisa…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2024 | 17:44

Vendimi i papritur i Alvaro Morata, refuzon milionat e sheikëve dhe kthimin në Itali: Nuk do të ndalem derisa…

Alvaro Morata ka qenë një emër i cili kohët e fundit ka qarkulluar në mediat ndërkombëtare si një lojtar i cili ishte në vëmendjen e shumë klubeve në Europë e jo vetëm. Kthimi në Serinë A, ku ai ka bërë gjithmonë mirë, ishte një opsion që po studiohej nga disa klube, ndërsa edhe Al Kadsiah në Arabinë Saudite i kishte bërë një ofertë shumë të mirë ekonomike.

morata

Por Morata ka vendosur që të qëndrojë përsëri te Atletiko Madrid, duke refuzuar si ofertat italiane, ashtu edhe të sheikëve që i ofronin 45 milionë euro neto për tre vite. Lojtari ka edhe një vit të mbetur kontratë me Atletikon dhe ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se do të respektojë marrëveshjen me klubin, duke i dhënë fund të gjitha dilemave rreth të ardhmes.

“Nuk arrij ta imagjinoj si do të jetë të fitoj me këtë fanellë dhe nuk do të ndalem derisa t’ia dal”, shkruante lojtari në rrjetet sociale, duke bërë të qartë kështu dëshirën e tij për të vazhduar si pjesë e skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"