Vendimi i papritur, ish-trajneri i Tiranës i jep lamtumirën klubit të njohur kosovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 18:23

Vendimi i papritur, ish-trajneri i Tiranës i jep lamtumirën klubit të njohur kosovar

Ardian Mema nuk do të jetë më pjesë e klubit të njohur kosovar, Vëllaznimit të Gjakovës. Trajneri është larguar nga kuqezinjtë, teksa ka shpjeguar arsyet e kësaj lamtumire nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

ardian-memaa

Mema ka bërë të ditur se ka zgjedhur të mos drejtojë më klubin për arsye familjare, për të qenë në Shqipëri, ndaj ka marrë këtë vendim për t’u larguar nga gjakovarët, me klubin që ka pranuar dorëheqjen e tij.

POSTIMI I MEMËS

Të nderuar miq, ky status i drejtohet KF Vëllaznimi. Ju bëj me dije që nga dita e sotme nuk do jem më pjesë e Vëllaznimit. Për arsye familjare isha i detyruar mos ta vazhdoja më bashkëpunimin tim me klubin.

Falënderoj kryesinë për mirëkuptimin që treguan karshi meje gjithashtu dhe për të gjithë angazhimin që kanë pasur gjatë të gjithë kampionatit dhe për respektin gjithashtu dhe për profesionalizmin që kanë treguar në raport me ecurinë e ekipit. Një falënderim shkon për të gjithë futbollistët që kanë bërë një sezon të shkëlqyer. Falënderoj tifozat kuq e zi për mbështetjen që i kanë dhënë Klubit. Një urim special shkon për qytetin e Gjakovës për zemrën e madhe që nuk do ta harroj kurrë. Mirupafshim miqtë e mi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"