Vendimi i parë në histori për përjashtim, një sport popullor nuk do të jetë në Lojërat Olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 15:49

Vendimi i parë në histori për përjashtim, një sport popullor nuk do të jetë në Lojërat Olimpike

Federata Ndërkombëtare e Boksit nuk do të jetë në Lojërat Olimpike duke qenë se sot është marrë vendimi për përjashtim, vendim ky i pari në historinë 129 vjeçare të Lojërave Olimpike. Në votimin për këtë vendim, 69 anëtarë kanë votuar pro përjashtimit, një kundër dhe 10 kanë qenë abstenim.

lojerat olimpike

Shkak për këtë është bërë problemi që shpesh herë kjo federatë ka pasur me organizimet dhe financat. Vetë presidenti i Komitetit Olimpik, Tomas Bash u shpreh se nuk ka asgjë kundër boksit dhe sportistëve por gjithçka është për faj të krerëve më të lartë. Megjithatë, vendimi nuk do të hyjë menjëherë në fuqi duke qenë se boksi do të jetë pjesë në 2024 dhe 2028.

“Ne nuk kemi problem me boksin dhe nuk kemi probleme as me boksierët. Po të kishim problem me boksierët nuk do të kishte një garë në Tokio. Nuk do të kishte kompeticion boksi në Paris.  Ne e vlerësojmë shumë sportin e boksit, por fatkeqësisht kemi një problem jashtëzakonisht serioz me Iba-në për shkak të qeverisjes së tyre. Ne besojmë se boksierët meritojnë plotësisht të qeverisen nga një federatë ndërkombëtare me integritet dhe transparencë”, u shpreh Bash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"