Vendosi drejtësi në ndeshjen e parë të Shqipërisë në Euro 2024, UEFA zbulon arbitrin e sfidës Holandë-Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2024 | 11:25

Vendosi drejtësi në ndeshjen e parë të Shqipërisë në Euro 2024, UEFA zbulon arbitrin e sfidës Holandë-Angli

Holanda dhe Anglia do të përballen të mërkurën në mbrëmje në gjysmëfinalen e dytë të Europianit.

Who is Felix Zwayer, the referee for Napoli - Barcelona in the Champions League? - AS USA

UEFA ka zbuluar se arbitri që do të vendosë drejtësi, ishte i njëjti që arbitroi ndeshjen Itali-Shqipëri. Bëhet fjalë për gjermanin Feliks Zvajer.

43-vjeçari ishte gjithashtu sinjalizuesi i ndeshjes së 1/16-tës së Holandës kundër Rumanisë, të cilën “tulipanët” e fituan 3-0.

Në dhjetor 2021, Zvajer u bë objekt polemikash në vendin e tij pasi mori disa vendime të dyshimta në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, atë mes Borusia Dortmundit dhe Bajern Muut, që u kritikua ashpër nga tifozët verdhezi.

Për shkak të gjithë këtij konfuzioni, ai kishte vendosur të bënte një pushim dhe të mendonte për të ardhmen e tij. Dy muaj më vonë ai njoftoi se do të vazhdonte karrierën e tij si arbitër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"