“Vetëm më të mirët do të mbijetojnë deri në finale”, Luis de la Fuente: Është mëkat që Toni Kros po tërhiqet nga futbolli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 21:05

“Vetëm më të mirët do të mbijetojnë deri në finale”, Luis de la Fuente: Është mëkat që Toni Kros po tërhiqet nga futbolli

Spanja do të përballet me Gjermaninë ditën e nesërme, takim i vlefshëm për raundin çerekfinal të Kampionatit Europian 2024. Në prag të ndeshjes, trajneri i “Furisë së Kuqe”, Luis de la Fuente, ka dalë në konferencën tradicionale për mediat, ku ka dhënë komentin e tij për përballjen kundër vendasve gjerman:

Luis-de-la-Fuente2

“Do të jetë një takim i barabartë. Mund të ishte në finalen e Europianit, por besoj se do të jetë një ndeshje e njëjtë, në nivel futbollistik. Gjermania gjithmonë e fillon ndeshjen në një mënyrë të fuqishme, pra natyrisht që ne do t’i kundërpërgjigjemi asaj. Ne do të provojmë të sulmojmë që në minutën e parë.

Kam folur shumë me Dani Olmon dhe Grimaldon, ne kemi eksperiencë në futbollin gjerman. Ata gjithmonë na tregojnë në lidhje me disa aspekte të futbollit gjerman, por ne e njohim kombëtaren e tyre shumë mirë dhe lojtarët e mi janë gati. Plan i lojës nuk do të ndryshojë. Mund të jenë një ose dy ndryshime të vogla, por plani i lojës do të mbetet i njëjti.

Ne gjithmonë fokusohemi te puna jonë. Ne nuk mund ta mendojmë që Gjermania do të dështoja ta bëj të vetën. Kemi karakteristika të njëjta. Ne jemi super të përgatitur të dalim në fushën e lojës dhe të mundohemi që të fitojmë. Ne ndihemi se kemi shumë përgjegjësi dhe jemi ekstremisht të fokusuar.

Toni Kros është një lojtar i nivelit botëror. Një ditë të gjithë tërhiqen nga futbolli, por futbolli nuk i lë kurrë ata. Ai ka ofruar talent të madh, kontrroll dhe personalitet. Është një fat i madh nëse disa lojtarë kanë një njëri të atillë përkrah tyre. Është një mëkat që ai po tërhiqet, do doja të vazhdoja ta shikoja atë duke luajtur.

Janë disa ekipe të mira në përballjet e tjera. Sa më shumë që i afrohesh finales, vetëm më të mirët mbijetojnë. Asgjë nuk është falas këtu. Secila që kalon në gjysmëfinale do të kalojë sepse është ekipi më i mirë. Në futboll, jo gjithmonë ekipi më i mirë kalon më tej. Nuk e di nëse triumfuesit e përballjes së nesërme do të fitojnë trofeun, por e shikoj skuadrën tonë shumë të fortë dhe me potencial për ta fituar atë.

Nuk do t’i ndryshoja lojtarët e mi për asgjë në botë. Për mua, lojtarët e mi janë më të mirët në botë.”

SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"