Vetëm një mungesë për Partizanin në Europë, Zeka lufton me kohën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 3, 2024 | 23:15

Vetëm një mungesë për Partizanin në Europë, Zeka lufton me kohën

Partizani vijon fazën përgatitore në Pogradec, ku është në ditët e fundit dhe tashmë mund të themi se kanë nisur edhe studimet për Marsakslok, si dhe freskimi i skuadrës për të shkuar nëformën më të mirë të mundshme në këto ndeshje ndërkombëtare.

zeka

Siç e kemi raportuar edhe në ditët e shkuara, Bintsuka nukpritet të jetë pjesë e skuadrës gjatë këtyre ditëve. Nga ana tjetër, sfidë më vete për stafin teknik pritet të jetë forma e AgimZekës. I ardhur vetëm para dy ditësh, sulmues i djathtë nuk është stërvitur që në fund të majit, kur u mbyll kampionati.

Ai nuk është në nivelin fizik të pjesës tjetër të ekipit dhe kjo e vë në dyshime Shehin për ta aktivizuar apo jo kundër maltezëve. Pjesa tjetër e skuadrës kanë arritur ritmin e kërkuar, përfshirë edhe Zguron, Magetin dhe Sembene.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"