Vetëm një ndeshje në Europë me Teutën, futbollisti i afruar gjatë verës e mbyll me durrsakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2021 | 23:58

Vetëm një ndeshje në Europë me Teutën, futbollisti i afruar gjatë verës e mbyll me durrsakët

Teuta largon pa mbyllur mirë dy muajt e parë një nga afrimet e verës. Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Dragarski, nuk është më pjesë e skuadrës durrsake, pasi palët janë ndarë me mirëkuptim.

dragarski

Dragarski u afrua për të zëvendësuar një nga qendërmbrojtësit te Teuta, pasi klubi kishte sinjale si për tërheqjen e Arapit, ashtu edhe për largimin e Hoxhës nga  durrsakët gjatë kësaj vere. Lojtari 29-vjeçar nënshkroi për një vit me Teutën dhe iu bashkua menjëherë grupit të drejtuar nga trajneri Martini, duke qenë i pranishëm gjatë aventurës europiane.

Por ai luajti rol vetëm në një nga ndeshjet, atë të humbur me Shamrok në Irlandë me shifrat 1-0, kur luajti gjatë 90 minutave. Qartësisht në klub kishin pak besim te aftësitë e 29-vjeçarit, pasi preferuan të nxirrnin Aleksin jashtë pozicionit duke e kthyer në prapavijë, para Dragarskit.

Kështu, me mbylljen e eksperiencës në Europë, atij iu bë e qartë se nuk kishte hapësira për të ndaj palët janë ndarë me mirëkuptim duke përfunduar shumë shpejt marrëveshjen mes tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"