Vetëm porta s’ka dilema, Hallaçi kristalizon formacionin debutues të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 25, 2023 | 16:37

Vetëm porta s’ka dilema, Hallaçi kristalizon formacionin debutues të Kukësit

Kukësi është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve në kuadër të ndeshjes që do të luajnë nesër ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”.367737875_697875962379508_4859840398654286504_n

Verilindorët duken plotësisht gati për të nisur ashtu si duhet këtë sezon, teksa në Shkodër edhe një barazim mund të konsiderohet si një rezultat i kënaqshëm. Përgjatë këtyre ditëve, tekniku Rraman Hallaçi ka pasur mjaft dilema në kokën e tij sa u përket lojtarëve, ku edhe në takimet miqësore ka bërë shpeshherë lëvizje. Megjithatë, mund të thuhet se dilemat janë shuar para kësaj ndeshjeje dhe trajneri pritet të hedhë në fushë lojtarët më të mirë që ka në dispozicion dhe ata që kanë bindur gjatë takimeve miqësore. Shqetësim kanë shfaqur sulmuesi Rashiti dhe mesfushori Momoh, të cilët nuk janë aktivizuar në takimet e fundit dhe me shumë gjasa nuk do të jenë gati në start. Pjesa tjetër e ekipit është gati për të zbritur në fushë.

FORMACIONI Reparti i vetëm që nuk ka dilema se kush do të jetë titullar, është ai i portës. Angelo Tafas, tani ka edhe një motiv më shumë për të mbrojtur katërkëndëshin e bluve, edhe pas gradimit si kapiten i skuadrës. Sa i përket prapavijës, pritet një rreshtim me katër lojtarë, me Dukën dhe Muratin nga krahët dhe në qendër Zogos dhe Reçi. Përpara saj me shumë gjasa do të luajë mauritanezi Mbarak dhe i afruari këtë merkato vere, Fejzaj, të cilët do të kenë më shumë detyra mbrojtëse për të thyer edhe sulmet e kundërshtarëve. Përpara tyre Hallaçi ka menduar të rreshtojë tre futbollistë të tjerë, të cilët do të jenë në ndihmë të sulmuesit të vetëmtë deklaruar, peruanit Sebastian la Torre.

Bëhet fjalë për Mustafën dhe Ribasin nga krahët dhe Hasajn në rolin e pozicionit pas sulmuesit. Me një 4-2-3- 1, Hallaçi shpreson të marrë maksimumin nga ekipi i tij në fushë, ku duhet thënë se luan edhe me kartën e surprizave, pasi shumë lojtarë janë të panjohur në kampionatin shqiptar. Praktikisht pritet të ketë në fushë shumë pak lojtarë nga edicioni i kaluar, siç është rasti i Tafasit, Muratit, Mbarakut apo Hasajt. Pjesa tjetër janë afrime të kësaj merkatoje vere, te të cilët klubi ka varur një pjesë të shpresave për të arritur objektivat. Mbetet për t’u parë edhe performanca e tyre e parë në një ndeshje zyrtare në kampionatin shqiptar.56VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"