Vëzhgim/ Kombëtaret e moshave si autoshkollë trajnerësh, mungesë serioziteti nga FSHF

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2024 | 10:30

Vëzhgim/ Kombëtaret e moshave si autoshkollë trajnerësh, mungesë serioziteti nga FSHF

Emërime pa kriter, largime të befta dhe spostime të çuditshme trajnerësh në Kombëtaret e moshave! Ky vit ka prodhuar lajme nga më absurdet për ata që drejtojnë ekipet e moshave, duke filluar nga U-15, U-17 dhe U-19.trytuDhe kur këto ndodhin të dirigjuara nga vetë FSHF-ja, që duhet të jetë një shembull për mënyrën se si duhet të funksionojnë klubet sa i përket punës me trajnerët, atëherë legjitimon gjithçka bëhet me skuadrat në Kategorinë Superiore apo Kategorinë e Parë.

Te këto të fundit trajnerët trajtohen si lecka, por s’funksionon institucioni që i mbron, me shoqatën që është inekzistente. Por, për t’u futur në temë me atë që ka ndodhur në muajt e fundit, mjafton të shikojmë njoftimet që ka dhënë zyra për shtyp e FSHF-së për ndryshimet në drejtimin e kombëtareve të moshave, duke treguar qartë mungesën e seriozitetit në një kohë kaq të shkurtër.

1 shkurt – Bledi Shkëmbi, trajneri i ri i Kombëtares U-19

1 prill – Julian Ahmataj, trajner i ri i Kombëtares U-19

12 prill – Bledi Shkëmbi, trajneri i ri i Kombëtares U-17

5 qershor – Bledi Shkëmbi largohet nga drejtimi i Kombëtares U-17, pasi pranon të drejtojë klubin e Tiranës.

Një mungesë theksuar serioziteti, që është munduar kohët e fundit të “kamuflohet” me emërimin e drejtorit teknik italian, Fulvio Pea, i cili shpesh flet për plane të mëdha me kombëtaret e moshave, por befas aktualisht që flasim, i ka dalë situata nga kontrolli. Që të ndërrohen nga dy-tri herë për katër muaj trajnerët në kombëtaret e moshave të një vendi, sigurisht që kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Mund të ketë një mijë arsye për lëvizjet e shpeshta, por zor se gjen një precedent të tillë. Tashmë klubet shqiptare mund të ngushëllohen disi me atë që ndodh në FSHF në raport me trajnerët, që rëndom janë trajtuar në mënyrën më të keqe të mundshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"