VIDEO/ Ana Ivanoviç i kthehet tenisit pas 6 vitesh, familja e Nadal i bën ofertë që t’i bashkohet akademisë së tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2023 | 16:19

VIDEO/ Ana Ivanoviç i kthehet tenisit pas 6 vitesh, familja e Nadal i bën ofertë që t’i bashkohet akademisë së tyre

Ish-numri një në tenis, Ana Ivanoviç, është rikthyer në fushë dhe me këtë rast ka intriguar shumë ndjekës. Në rrjetin social “Instagram” ajo numëron mbi 1.5 milionë ndjekës dhe aty shihet e lexohet se Ana ka ende një dashuri të madhe për sportin e tenisit dhe se nuk do të ndalet kurrë.

ana ivanovicc

“Më shumë se sport” dhe “dashuri e pafund” janë mesazhet e shkurtra të Ana Ivanoviçit së bashku me foto dhe video nga fusha e tenisit.

Maribel Nadal, motra e Rafael Nadal, e kontaktoi menjëherë dhe e ftoj tenisten serbe të shkonte në Spanjë dhe të luante në akademinë e drejtuar nga familja Nadal.

Ky postim krijoi “kaos” te komentet e dashamirësve të tensites serbe, që është e martuar me ish-futbollistin e kombëtares gjermane, Bastian Shvanshtajger, ku masivisht i kërkuan Anës t’i rikthehej tenisit.

Ana Ivanoviç ndeshjen e fundit zyrtare në karrierën e saj e luajti në US Open në vitin 2016, kur u mposht nga Denisa Satralova në dy sete.

Pyetja është nëse Ana, pas tre lindjeve dhe sapo ka mbushur 36 vjeç, po mendon për një rikthim të madh, por gjithsesi është bukur ta shohësh në fushë.

Momente nga rikthimi i Ana Ivanoviçit në fushën e tenisit (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"