VIDEO/ Anglia nuk ndez! Sllovenia i rrëmben barazimin historik dhe siguron kualifikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2024 | 22:56

VIDEO/ Anglia nuk ndez! Sllovenia i rrëmben barazimin historik dhe siguron kualifikimin

Tjetër ndeshje zhgënjyese për Anglinë, që nuk shkon më shumë se barazimi pa gola ndaj Sllovenisë.  Një barazim historik ky për sllovenët, që sigurojnë kështu matematikisht kualifikimin në raundin tjetër.

bandicam 2024-06-25 22-52-38-424

Vetëm 3 gjuajtje në portë për anglezët dhe shumë pak raste të rrezikshme shënimi. Në fund duket se të dyja kombëtaret kanë festuar kualifikimin, por padyshim entuziazmi më i madh është në radhët e Sllovenisë.  

WhatsApp Image 2024-06-25 at 23.07.23

REZULTATI LIVE | ANGLI-SLLOVENI 0-0

NGJARJET KRYESORE

90+2′ Pranë golit Anglia me Palmer, tentativa e tij ndalet nga portieri Oblak.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

75′ Zëvendësim te Sllovenia, largohet Sheshko, në fushë Iliçiç.

71′ Anglia kryen zëvendësimin e parë, largohet Saka, vendin e tij e merr Palmer.

68′ Mark Ghei për pak sa katranos gjithçka, teksa shkakton një faull taktik, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

58′ Ndizet sfida, anglezët ushtrojnë presion të vazhdueshëm në zonën e sllovenëve. (VIDEO) 

52′ Anglia më kërkuese në këto minuta të para të pjesës së dytë, por mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive!

46′ Starton pjesa e dytë!

45′ Arbitri nuk akordon asnjë minut shtesë, mbyllet pjesa e parë në Këln.

40′ Tripier çon një krosim të brendshëm në zonë por atje nuk është askush qe ta kap. (VIDEO)

35′ Fill Foden provon gjuajtjen nga goditja e dënimit, me topin që i drejtohet trekëndëshit por shkon lehtë në duart e Oblak. (VIDEO)

31′ Sërish është Kejn që provon goditjen nga distanca, por këtë herë shkon drejt e në duart e portierit Oblak.

29′ Kejn provon kthesën, por bllokohet nga mbrojtja sllovene.

25′ Sllovenët mbyllen mbrapa, në pritje të ofensivës angleze.

22′ Janza ndëshkohet me karton të verdhë.

20′ Një aksion shumë i bukur me pasime të shumta bën që Anglia të arrijë të shënojë golin e parë, por gjyqtari ua anulon festën për pozicion jashtë loje të Fodenit. (VIDEO)

19′ Shporar provon goditjen nga distanca, por topi devijohet dhe shkon në duart e Pikford.

17′ Tripier ndëshkohet me karton të verdhë.

16′ Janza kroson nga krahu i majtë në kërkim të Shporar, ky i fundit provon të godas me kokë por nuk e arrin dot topin.

14′ Shumë duele në mesfushë, skuadrat nuk kanë dalë akoma në lojën e tyre.

10′ Foden shkëputet nga krahu i majtë dhe provon të ndërroj krahun te Saka por krosimi ishte tepër i dobët dhe anglezët humbasin një rast të mirë shënimi.

7′ Anglezët qarkullojnë topin me qëllim që të gjejnë hapsira të rrezikshme sulmi, por asgjë deri më tani.

4′ Sllovenët regjistrojnë goditjen e parë të ndeshjes, Sporar kthen një top me kokë për Sheshkon, ky i fundit provon ta godas në ajër por topi shkon i qetë në duart e Pikfordit.

1′ Starton ndeshja në Këln.

FORMACIONET ZYRTARE

ANGLIA (4-2-3-1): Pikford; Tripier, Guehi, Stons, Uoker; Rajs, Gallagher; Foden, Bellingham, Saka; Kejn | Trajner: Gareth Sauthgejt

SLLOVENIA (4-4-2): Oblak; Karniçnik, Drkusiç, Bijol, Janza; Stojanoviç, Gnezda, Elsnik, Mlakar; Shporar, Sheshko | Trajner: Mjataz Kek

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"