VIDEO/ Arbër Hoxha e nis kampionatin me gol, sulmuesi i Kombëtares shënon përballë ekipit të Tramexanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2024 | 21:30

VIDEO/ Arbër Hoxha e nis kampionatin me gol, sulmuesi i Kombëtares shënon përballë ekipit të Tramexanit

Arbër Hoxha këtë vit me sa duket do të jetë një titullar fiks në radhët e Dinamo Zagreb dhe ka treguar që në ndeshjen e parë të kampionatit sot se është një armë e rëndësishme ofensive për këtë klub.

sadssddssdsdssdsdsd

Në ndeshjen e hapjes të kampionatit kroat, Dinamo Zagreb vihej përballë Istra 1961 që drejtohet nga Paolo Tramexani dhe Hoxhës iu deshën vetëm 13 minuta për të hapur serinë e golave. Një harkim nga e djathta i Pjaca gjeti sulmuesin shqiptar i cili me kokë çoi sferën në rrjetë.

SHIH VIDEON

Një gol për të nisur sa më mirë sezonin dhe për të konfirmuar se Hoxha është një lojtar i cili mund të ndihmojë Dinamo Zagrebin të përsëritë sukseset në arenën kombëtare, apo edhe në skenat më të rëndësishme ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"