VIDEO/ Asist nga Rashica dhe dygolësh nga Ikardi, Gallatasaraj shpallet kampion i Turqisë
Gallatasaraj është shpallur sot kampion i Turqisë për herë të 23 në historinë e klubit. Skuadra e drejtuar nga Okan Byryk ia ka dalë të sigurojë trofeun duke mposhtur sot me shifrat 4-1 në transfertë Ankaragyçy për të krijuar diferencën e nevojshme ndaj Fenerbahçes që i ndjek.
Protagonist i sfidës ka qenë edhe Milot Rashica i cili ishte ai që dha asistin për golin e avantazhit të Gallatasarajit të shënuar nga Ikardi.
⚽️GOL: 7′ Mauro Icardi
Ankaragücü 0-1 Galatasaray pic.twitter.com/nZLk6ObOVZ
— Goltube – Süper Lig Goller (@anindagol23) May 30, 2023
Ishte përsëri argjentinasi i cili shënoi në fundin e pjesës së parë për të kthyer përsëri në avantazh me shifrat 2-1 Gallatasarajin. Në pjesën e dytë, ishin Jillmaz dhe Oliveria ata të cilët tundën rrjetën duke vulosur suksesin 4-1 që u dha titullin kampion dhe garantoi kalimin e kësaj skuadre në Ligën e Kampioneve.
SÜPER LİG’DE ŞAMPİYON GALATASARAY! ? pic.twitter.com/IPTH7QSXWc — Goltube – Süper Lig Goller (@anindagol23) May 30, 2023
Ndërkohë, Fenerbahçe dhe Beshiktashi do të duhet të kënaqen me pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës në këtë edicion.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"