Postuar: Nëntor 20, 2023 | 17:21
VIDEO/ Atmosferë e zjarrtë në prag të ndeshjes, nuk mungojnë këngët patriotike
Numërimi ka nisur mbrapsht dhe Shqipëria është gati për të pritur Ishujt Faroe.
Një sfidë që do të kthehet në festë, për shkakun se djemtë e Silvinjos kanë siguruar një biletë për në Europian.
Natyrisht, sonte me një pikë, ekipi kombëtar do shkonte në Europian në vendin e parë.
Tifozët kanë filluar të grumbullohen dhe po krijojnë entuziazëm të madh me këngë patriotike nëpër kafenetë e kryeqytetit.
Ndërkohë që në afërsi të stadiumit, ekzaktësisht tek “Piramida” shikon kudo flamurin shqiptar si dhe tifozët të veshur me fanellat e Shqipërisë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"