VIDEO/ Atmosferë elektrizuese, Llapi mposhtet me 2 gola në duelin e Europa League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 22:37

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese, Llapi mposhtet me 2 gola në duelin e Europa League

Skuadra kosovare e Llapit, u mposht me rezultatin 2-0, në duelin e parë të Europa League ndaj Visla Krakovës. Edhe pse skuadra polake militon në ligën e dytë, arriti të siguronte një “biletë” europiane fale fitimit të Kupës, duke sfiduar kështu në raundin e parë, ekipin e Tahir Batatinës. 

visla 1

Dueli u zhbllokuar mjaft herët, teksa në minutën e 2-të, Sapala kaloi në avantazhi Vislën e Krakovës. Vlen të theksohet fakti se atmosfera në stadium ishte elektrizuese, me tifozët vendas që kishin mbushur shkallët.  

Pavarësisht përpjekjeve, skuadra e Llapit nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, teksa në minutën e 90+5, vendasit shënuan edhe golin e dytë me Rodadon. Dueli i kthimit do të luhet pas 1 jave në Podujevë.  

GOLI I PARË: VIDEO

GOLI I DYTË: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"