VIDEO/ Autogol dhe supergol, Tirana shënon në të dy portat dhe e mbyll në barazim sfidën e parë në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 23:55

VIDEO/ Autogol dhe supergol, Tirana shënon në të dy portat dhe e mbyll në barazim sfidën e parë në Ligën e Konferencës

Tirana e ka mbyllur me një barazim 1-1 sfidën e parë të saj në këtë edicion në Ligën e Konferencës, teksa ka dalë me një rezultat të mirë nga transferta në Gjeorgji përballë Torpedo Kutaisit vendas.

bandicam 2024-07-11 20-45-08-029

Edhe pse me një fillim mjaft të keq të sfidës, duke u gjetur në disavantazh pas autogolit të Micit, bardheblutë ia dolën të reagonin dhe në pjesën e dytë morën kontrollin e plotë të lojës përballë vendasve.

Rastet radhazi para portës u konkretizuan me golin spektakolar të Haxhiut në minutat e fundit, teksa skuadra kryeqytetase shpërdori edhe mundësinë për të mbyllur ndeshjen me disa aksione në shtesë.

Megjithatë, edhe barazimi 1-1 në transfertë mund të cilësohet një rezultat i mirë për ekipin e Tiranës, që duket se ka shanse reale për të kaluar turin.

TORPEDO KUTAISI-TIRANA 1-1
20′ (ag) Mici / 87′ Haxhiu

NGJARJET KRYESORE

90’+8’ Mbyllet në barazim 1-1 ndeshja mes dy skuadrave.

90’+5’ Menjëherë është Gjumsi ai i cili tenton portën, Kljajiç grushton duke shpëtuar portën. (VIDEO)

90’+5’ Isuf i lë vendin Gjumsit në fushën e lojës.

90’+3’ Zharmuni ka mundësinë e artë për të shënuar golin e fitores me një kundërsulm të shpejtë, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri i vendasve. (VIDEO)

90’ Jepen 7 minuta shtesë.

87’ GOOOL TIRANA! Rimal Haxhiu me një gjuajtje spktakolare nga e djathta gjen portën dhe golin e barazimit për bardheblutë. (VIDEO)

81’ Gigauri provon të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, sfera përfundon jashtë katërkëndorit ngjitur me shtyllën në të djathtë të Selmanit. (VIDEO)

80’ Pasim interesant i Prengës në qendër, Haxhiu devijon lehtë duke mos shqetësuar shumë portierin e vendasve.

79’ Jaku, Jonuzi dhe Soler dalin nga fusha në radhët e Tiranës për t’i bërë vend Prengajt, Tolës dhe Dembele.

77’ Isuf gabon duke i dhuruar topin Pires, i cili shfaqet para Selmanit por nuk ia del të kalojë portierin i cili devijon i vëmendshëm. (VIDEO)

75’ Soler gjuan nga distanca, sfera ndalet në duart e portierit vendas. (VIDEO)

68’ Harkim nga e djathta i Jakut, topi i tij në shtyllën e dytë nuk devijohet drejt portës nga Haxhiu. (VIDEO)

64’ Manzhgaladze dhe Zhorzhinjo marrin vendin e Ninkoviç dhe Mkedlishvili në radhët e ekipit vendas.

64’ Zharmuni merr vendin e Bajroviç në sulmin e Tiranës.

63’ Jonuzi gjen hapësirën për të gjuajtur, por nuk gjen portën vendase me tentativën e tij.

61’ Eliton Zhunior harkon në zonë nga e majta, Johnsen nuk ia del të devijojë drejt portës.

54’ Monteiro nuk largon mirë topin nga zona dhe Jaku mund të përfitojë, por me gjuajtjen e tij nuk gjen dot katërkëndorin e vendasve. (VIDEO)

52’ Meta nis Haxhiun në të majtën, pasimi i këtij të fundit në qendër nuk devijohet në shtyllën e dytë nga Bajroviç. (VIDEO)

47’ Edhe Përgjoni mundohet të gjejë portën me një gjuajtje fluturimthi nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

46’ Jaku mundohet të gjuajë në portë nga e djathta e sulmit, sfera devijohet jashtë.  (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje në rreshtimet e dy ekipeve.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

45’+2’ Haxhiu nga e majta ia del të marrë fundoren, pasimi i tij në qendër shkon në duart e portierit Kljajiç.

45’ Jepen 2 minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

43’ Shergelashvili gjuan direkt në portë nga goditja e dënimit në të djathtën e sulmit, sfera kalon mbi traversë. (VIDEO)

41’ Përgjoni ndëshkohet me karton të verdhë për një faull pranë kufijve të zonës.

39’ Provon Mici nga distanca të gjejë golin e barazimit me një gjuajtje të fortë, sfera devijohet në këndore nga portieri i skuadrës gjeorgjiane. (VIDEO)

34’ Një pasim në qendër nga e majta gjen Bajroviç në pozicion jashtë loje duke shpërdoruar një mundësi për të rrezikuar portën vendase.

32’ Auro ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Haxhiun.

31’ Një tjetër harkim në zonë nga e djathta shkon te Eliton Zhunior i cili i vetëm gjuan por godet Selmanin dhe shpërdoron mundësinë për të shënuar golin e dytë. (VIDEO)

28’ Edhe Johnson gjuan nga distanca por nuk ka shënjestrën dhe forcën për të shqetësuar Selmanin. (VIDEO)

26’ Gigauri provon të gjuajë nga distanca, sfera kalon mbi traversën e Selmanit.

22’ Jonuzi provon të gjejë golin me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera devijohet dhe shkon në duart e portierit vendas.

20’ Vjen goli i parë i vendasve! Pas një aksioni në të djathtën, harkimi devijohet në shtyllën e parë nga Mici i cili çon sferën në portën e vet. (VIDEO)

17’ Isuf mundohet të nisë Bajroviç në të djathtën e sulmit, por ai nuk ia del të mbajë sferën brenda kufijve të zonës.

15’ Përsëri Meta tregohet i vëmendshëm në zonë për të larguar rrezikun nga porta e Selmanit.

14’ Johnsen merr një pasim të mirë në zonë, por ai rrethohet nga mbrojtja bardheblu që largon sferën.

10’ Pas një goditje nga këndi, Johnsen me kokë gjuan dhe mposht Selmanin, por shtylla shpëton bardheblutë nga goli i parë. (VIDEO)

7’ Harkim në zonë i Ninkoviç, përsëri është Selmani i cili del dhe mbërthen sferën.

4’ Ninkoviç harkon nga këndorja, Selmani grushton dhe largon rrezikun.

3’ Selmani gabon me topin në këmbë dhe i dhuron sferën Ninkoviç i cili gjuan në portën e boshatisur, por Meta shpëton ekipin duke devijuar jashtë. (VIDEO)

2’ Dy tentativa radhazi të Tiranës për të gjetur në thellësi Bajroviç dhe Isuf, mbrojtja vendase kontrollon situatën.

1’ Nis dueli në Gjeorgji.

FORMACIONET ZYRTARE

TORPEDO KUTAISI: Kljajiç, Mshedlishvili, Monteiro, Nadaraia, Shergelashvili, Eliton Zhunior, Gigauri, Felipe Pires, Ninkoviç, Auro, Johnsen.
Trajner: Stefen Kin

TIRANA: Selmani, Isuf, Kola, Pergjoni, Mici, Soler, Meta, Jonuzi, Jaku, Haxhiu, Bajroviç.
Trajner: Bledi Shkëmbi

asddsadsaaddasdasdas

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"