VIDEO/ Bajerni bën “vetëvrasje” 2 javë nga fundi i kampionatit, Lajpcigu i jep asist me aromë titulli Dortmundit
RB Lajpcigu ka bërë suprizën e madhe në javën e 33-të të Bundesligës gjermane, duke fituar me përmbysje ndaj Bajernit të Mynihut.
Sfida u zhbllokua fillimisht nga bavarezët me Gnabrin në minutën e 25′. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Pjesa e dytë kishte rezervuar surpriza të mëdha teksa miqtë bënë përmbysjen e çmendur. Në të 65’ Laimer vendosi baraspeshën, dhe më pas Nkunku realizoi golin e dytë. Teksa mendohej që sfida do të mbyllej kështu, ata shënuan edhe të tretin.
Me këtë humbje, Bajerni jep një mundësi Dortmundit për të marrë kreun e Bundesligës në rast se fiton nesër ndaj Augsburgut.
BAJERN 1- 3 LAJPCIG
25′ Gnabri/ 65′ Laimer, 76′ Nkunku (P), 86′ Szoboszlai (P)
GOLI I SZOBOSZLAIT
GOLI I NKUNKUT
GOLI I LAIMERIT
GOLI I GNABRIT
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"