VIDEO/ Balaj gjen golin, Terek Grozni fiton në transfertë
Në mesditën e sotme është zhvilluar takimi i vlefshëm për javën e 4-t të kampionatit rus mes Ufa dhe Terek Grozni. Skuadra ku aktivizohen dy futbollistët e komëbtares shqiptare, Terek Grozni, fitoi me rezultatin bindës 1-3 takimin e zhvilluar në transfertë.
Sulmuesi shqiptar Bekim Balaj shënoi golin e parë të takimit në minutën e 48 duke i dhënë avantazhin e përkohshëm Terekut. Në minutën e 75-të vendasit barazuan shifrat, por dy gola të menjëhershëm njëri pas tjetrit në minutat 87 dhe 89 i dhanë fitoren skuadrës mike. Balaj e filloi takimin si itullar dhe u zëvendësua në minutën e 77, ndërsa Odise Roshi nuk ishte grumbulluar fare për këtë takim.
Pas 4 javësh kampionat, Terek ka grumbulluar 7 pikë, duke u pozicionuar përkohësisht në vendin e 5-të.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"