VIDEO/ Ballkani zhgënjen përsëri, humb penallti dhe ndalet në shtëpi nga ekipi maltez në Ligën e Konferencës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2024 | 20:00

VIDEO/ Ballkani zhgënjen përsëri, humb penallti dhe ndalet në shtëpi nga ekipi maltez në Ligën e Konferencës

Klubi i Ballkanit po shfaq në këtë sezon në Europë një formë krejtësisht ndryshe nga ajo e viteve të mëparshme ku siguroi fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës nuk ia kanë dalë të fitojnë as ndeshjen e sotme në shtëpi përballë Hamrun të Maltës duke vënë në dyshim kualifikimin.

bandicam 2024-07-23 18-19-40-011

Pas eliminimit me penallti përballë Santa Koloma të Andorrës në Ligën e Kampioneve, kalimi në Ligën e Konferencës pritej të kthente Ballkanin te sukseset. Por përballë Hamrun, ekipi i Ilir Dajës ka dominuar, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës me fazën sulmuese që mbetet problem.

Në fakt Ballkani e kishte mundësinë e artë për të gjetur rrjetën, teksa fitoi penallti në pjesën e parë të ndeshjes, por e gaboi atë me Emërllahun, duke bërë që ndeshja e parë të mbyllej me shifrat 0-0 dhe të vështirësojë kalimin e mëtejshëm që ekipi duhet ta sigurojë nëpërmjet transfertës në Maltë.

BALLKANI-HAMRUN 0-0

PENALLTIA E GABUAR E EMËRLLAHUT (VIDEO)

saddsdasdasadsadsadssad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"