VIDEO/ Bën të qeshë edhe komentatorin, sulmuesi shqiptar shënon gol special në ndeshjen e kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2024 | 22:53

VIDEO/ Bën të qeshë edhe komentatorin, sulmuesi shqiptar shënon gol special në ndeshjen e kampionatit

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Astrit Selmani, e ka nisur me këmbën e duhur këtë sezon me Dinamon e Bukureshtit në elitën e futbollit rumun. 27-vjeçari gjeti golin e dytë në ndeshjen e javës së katërt në kampionat, teksa shënoi golin e tretë në triumfin 4-1 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Gloria Buzau. 

selmani

Selmani realizoi një gol vërtet special, teksa shkaktoi edhe të qeshura te një prej komentatorëve të televizionit rumun. Në rënie e sipër 27-vjeçari ka goditur me mjeshtëri duke e dërguar topin në cepin e portës.  

Ky është sezoni i dytë i Selmanit me fanellën e Dinamo Bukureshtit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"