VIDEO/ “Budalla”, De Bryjn shfryn në konferencë pas eliminimit nga Franca

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2024 | 23:17

VIDEO/ “Budalla”, De Bryjn shfryn në konferencë pas eliminimit nga Franca

Belgjika u eliminua nga Franca pas humbjes 1-0 në ndeshjen e turit të 16-ve, ku “gjelat” arritën të kualifikoheshin falë autogolit të qendërmbrojtësi Jan Vertonghen në minutën e 85-të. 

kevini-1024x576

Pas këtij dueli, kapiteni i belgëve, Kevin De Bryjn, u shfaq tepër i acaruar. I pyetur në lidhje me gjeneratën e artë të Belgjikës, që nuk ka fituar asgjë, De Bryjn u përgjigj:  

“Çfarë gjenerate e artë? Po Spanja, Anglia, Franca, Gjermania nuk janë më një gjeneratë e artë?” 

Pas largimit nga podium kapiteni belg dëgjohet që thotë “Budalla”, referuar gazetarit që i bëri pyetjen. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"