VIDEO/ Cila kombëtare do të kualifikohet në ndeshjen Spanjë-Gjermani? Orangutangu orakull bën parashikimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2024 | 21:41

VIDEO/ Cila kombëtare do të kualifikohet në ndeshjen Spanjë-Gjermani? Orangutangu orakull bën parashikimin

Ndeshja çerekfinale e Europianit 2024 mes Spanjës dhe Gjermanisë, që do të zhvillohet këtë të premte, duket se do të ketë fitues spanjollët. Orangutangu Ualter ka zgjedhur që të eliminojë Gjermaninë në këtë sfidë të shumëkomentuar, teksa ka zgjedhur ekipin e La Fuente si fituese të duelit.

Spanje-Gjermani2-770x396

Orangutangu 35-vjeçar ka pasur suksese në parashikimet e tij për 3 nga 4 ndeshjet e kombëtares të Gjermanisë në këtë turne. Ai dështoi vetëm në sfidën e gjermanëve ndaj Zvicrës, teksa mbetet për t’u zbuluar me mjaft interes se cili do të jetë verdikti i këtij dueli çerekfinal.

Momenti i zgjedhjes së fituesit nga orangutangu, është transmetuar live, teksa po bën edhe xhiron e rrjetit:

PANORAMASPORT.AL

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"