VIDEO/ “Colors”, kënga që do të përfaqësojë Botërorin “Rusi 2018”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 15:27

VIDEO/ “Colors”, kënga që do të përfaqësojë Botërorin “Rusi 2018”

Një ditë më parë, këngëtari i njohur Jason Derulo ka bërë të ditur se do të përfaqësojë botërorin “Rusi 2018” me projektin e ri muzikor që ka sjellë në treg.

“Colors” është kënga që do të shoqëroj këtë botëror. Videoja 3 minuta e gjysmë është realizuar në Miami dhe Haiti, duke shfaqur njerëz të bukur dhe një prani të fortë ndërkombëtare me flamuj nga e gjithë bota.

Videoja u drejtua nga Gil Green, i cili gjithashtu drejtoi klipet “Stupid Love” dhe “Swalla” të Derulo-s, dhe përfshinte kitarë të Wyclef Jean, njerëz që vinin së bashku me valle dhe futboll, e pamje të bukur nga The Citadel Laferriére, një kala malore e vendosur në Nord, Haiti.

“Colors” e cila është himni i “Coca-Cola”-s për turneun e futbollit të Kupës Botërore të këtij viti, godet të gjitha shënimet e duhura, duke e bërë unitetin midis të gjithë njerëzve një pjesë kryesore të teksteve dhe videove: “Gati njerëzit / Një ditë e re sapo ka filluar / Dhe unë vesh ngjyrat e mia në shpinë (festoj, festoj) / Jemi krijuar të barabartë / Një garë, dhe kjo është humane / Nuk mund të presim derisa të gjithë ta shohin, të gjithë e shohin këtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"