VIDEO/ Debutim fantastik falë një supergoli në Europë, skuadra kosovare fiton ndeshjen e parë ndaj rivalëve malazezë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2024 | 19:59

VIDEO/ Debutim fantastik falë një supergoli në Europë, skuadra kosovare fiton ndeshjen e parë ndaj rivalëve malazezë

Klubi i Malishevës ka debutuar me një fitore në ndeshjen e tij të parë historike në kompeticionet europiane. Skuadra e cila bëri çudinë në sezonin e kaluar në futbollin kosovar duke lënë pas shumë emra me traditë, ka vazhduar formën e mirë teksa sot ka mundur Buduçnostin e Malit të Zi në ndeshjen e parë të luajtur në Ligën e Konferencës.

asdasdadsaadsds

Diferencën në këtë sfidë e bëri mesfushori 20-vjeçar Etnik Burruti, i cili me një gjuajtje nga distanca shënoi golin e vetëm të ndeshjen në minutën e 67.

SHIH VIDEON

Kështu ai i dha skuadrës së tij një fitore të rëndësishme dhe një ndihmë për sfidën e kthimit në javën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"