VIDEO/ Debutim i hidhur në arenën europiane për Malishevën, skuadra kosovare përmbyset me 3 gola në Podgoricë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2024 | 23:00

VIDEO/ Debutim i hidhur në arenën europiane për Malishevën, skuadra kosovare përmbyset me 3 gola në Podgoricë

Debutim i hidhur në arenën europiane për skuadrën kosovare të Malishevës, që u mposht me rezultatin 3-0, mbrëmjen e sotme nga Buduçnos, në duelin e zhvilluar në Podgoricë. 

malisheva

Edhe pse kosovarët triumfuan në sfidën e parë me rezultatin 1-0, nuk arritën të menaxhonin këtë rezultat duke u përmbysur pas humbjes 3-0 në sfidën e kthimit. 

Golat e Ivanoviç, Griviç dhe Perisiç, i siguruan kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës skuadrës së Buduçnost, që tashmë do të përballet me CSKA 1948 Sofia.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"