VIDEO/ Debutim spektakolar për Çiro Imobilen, i mjaftojnë vetëm 21 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës në finalen e Superkupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2024 | 20:37

VIDEO/ Debutim spektakolar për Çiro Imobilen, i mjaftojnë vetëm 21 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës në finalen e Superkupës

Debutim spektakolar për Çiro Imobilen, teksa i mjaftuan vetëm 21 sekonda për të gjetur rrugën e rrjetës në ndeshje zyrtare me fanellën e Beshiktashit. Sulmuesi italian, mposhti portierin Muslera të Gallatasarait në finalen e Superkupës së Turqisë, duke i dhënë avantazhin bardhezinjve.  

ciro imobile

Vlen të theksohet fakti se nga minuta e parë në këtë përballe u preferua Milot Reshica, teksa Ernest Muçi e nisi ndeshjen nga stoli. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-1 për Beshiktashin, falë golit të Imobiles.  Asistin italianit ia dhuroi mbrojtësi i djathtë Svenson. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"