VIDEO/ Dinamo shkon në Durrës, Duka prezanton fushat e reja stërvitore të bluve… në Tiranë
Klubi i Dinamos po bëhet gati për ndryshime rrënjësore në këtë sezon. Blutë kanë nisur një projekt të ri i cili i sheh ata të ndryshojnë emrin në Dinamo City falë bashkëpunimit me Mançester Sitin si dhe të zhvendosen në Durrës.
Por në Federatën Shqiptare të Futbollit, Dinamo vazhdon të cilësohet vetëm si një klub i kryeqytetit dhe postimi i fundit i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, e përforcon këtë qëndrim. Numri 1 i institucionit të futbollit në vendin tonë, ka treguar në rrjetet sociale pamjet nga fushat e reja stërvitore që po ndërtohen për Dinamon në kryeqytet, si pjesë e investimeve të FSHF-së.
“????????? ??????? ??????
Dy fushat e reja të skuadrës së Dinamos, pjesë e projektit tonë madhor 100 fushat, janë drejt përfundimit dhe njëra prej tyre brenda 10 ditëve do të jetë në dispozicion të ekipeve për zhvillimin e seanca stërvitore. Ndërkohë që fusha me bar natyral po ecën me ritme të larta duke i shtuar infrastrukturës sportive në Qarkun Sportiv Tiranë dy fusha të tjera për djemtë dhe vajzat që ndjekin ëndrrën e tyre të madhe.
Në të gjithë vendin vazhdojnë me ritme të larta punimet për fushat e reja që po ndërtohen me financimet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në prag të sezonit të ri futbollistik dua të garantoj të gjithë futbollistët dhe futbollistet se ne do të bëjmë gjithçka dhe nuk do të ndalemi në transformimin e infrastrukturës futbollistike”, shkruan Duka në postimin e tij, duke bërë të qartë se pavarësisht planeve të bluve, për momentin i sheh ata si një ekip i kryeqytetit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"